Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar pranimin e aplikimit të vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Gashi, në një intervistë për Info Magazinë, tha se nuk ka rëndësi se çka thotë Serbia për këtë proces, por ajo se çka thanë anëtarët e KiE-së.
“Sot pak rëndësi ka se çka thotë Serbia, se çka mendon Serbia, për ne sot me rëndësi është se çka thanë anëtarët e Këshillit të Evropës dhe si votuan ata. Pra 33 anëtarë të KiE votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE”, u shpreh Gashi.
Ai tha se kjo u bë është falë një pune të vazhdueshme të të gjitha institucioneve dhe përfaqësuesve politikë të Kosovës.
“Sot mbërritëm në këtë pikë që është arritje e përbashkët”, shtoi ai.
Gashi theksoi se shtatë vota ishin kundër, pesë abstenime dhe 33 pro.