-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Inspektorati i Policisë: Kemi hetuar vetëm 241 policë

Inspektorati Policor i Kosovës me anë të një komunikate për media ka sqaruar se shifra prej 671 zyrtarë policorë siç thuhej se janë hetuar në vitin 2016 nga Inspektorati që është publikuar dje në media nuk qëndron dhe është një keqinterpretim.

Siç thuhet në sqarimin e IPK-së, kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit, Hilmi Mehmeti, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës të martën shpalosi të arriturat e IPK-së duke përfshirë edhe disa statistika nga raporti vjetor i IPK-së për vitin 20116.

Mehmeti para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme theksoi numrin e rasteve që janë hetuar nga IPK-ja e që ky numër nuk nënkupton edhe numrin e zyrtarëve policorë që janë hetuar.

“Për hir të së vërtetës për opinionin publik, ju njoftojmë se në vitin 2016 IPK ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1362 ankesa dhe informata. Nga 671 raste që ka trajtuar IPK-ja, 165 prej tyre janë cilësuar si raste me elemente të veprës penale dhe në total 241 punonjës të PK-së kanë qenë subjekt i hetimit nga IPK-ja(ose vetëm 2.7 % e punonjësve të PK-së), e jo 671 zyrtarë policorë siç është publikuar në disa portale”, thuhet në komunikatën e IPK-së./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img