11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

I akuzuari pranoi fajësinë për keqpërdorim të votave, dënohet me 11 muaj burgim me kusht

Gjykata Themelore Prishtinë e ka dënuar me 11 muaj burgim me kusht të akuzuarin Dardan Blakaj, që akuzohej për “keqpërdorim të votave” në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe “vjedhje të identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Siç njoftoi Betimi për Drejtësi të hënën, i akuzuari e pranoi fajësinë.

Ndaj tij u shqiptua dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 11 muajsh, por ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti s’kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës verifikuese prej një viti.

Për këtë rast akuzohen edhe Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Shpëtim Shala, Tahir Shala dhe Sylë Balaj, që në seancën e 17 marsit më 2023 u deklaruan të pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img