-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hill s’flet për zgjedhjet në Veri: “Dialogu ka marrë vrull”, “Asociacioni në agjendë më 2 maj”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Christopher Hill nuk i ka komentuar zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës që u mbajtën të dielën. Ai ka thënë se për këtë është deklaruar Ambasada e SHBA’së në Kosovë.

Por, Hill ka thënë se dialogu ka marrë një vrull të ri dhe se Asociaconi do të jetë në rend ditë më 2 maj.

Hill, javën që shkoi, komentoi për zgjedhjet duke thënë se nuk është koha për t’i mbajtur ato, por pasi procesi u krye të dielën ai u përmbajt duke thënë se ambasada e SHBA’së në Kosovë ka bërë një deklaratë.

Diplomati amerikan ka theksuar se Asociacioni do të jetë në agjendë më 2 maj dhe se dialogu ka marrë një vrull të ri.

“Mendoj se në bisedimet e ardhshme do të flitet për Asociacionin. Siç e përmenda edhe më parë, marrëveshjet që janë nënshkruar në prani të njerëzve shumë seriozë nga bashkësia ndërkombëtare duhet të zbatohen”, ka theksuar Hil.

“Mendoj se ka një plan për 2 maj dhe është shumë e qartë se do të prezantohet (draft -statuti i Asociacionit). Shpresoj se do të arrihet përparim i qëndrueshëm kur bëhet fjalë për dialogun”, ka shtuar ai.

Ai thotë se roli i SHBA-së dhe komunitetit ndërkombëtar është të përshpejtojnë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila është nënshkruar në vitin 2013.

Hill theksoi se njerëzit në trevat serbe të Kosovës duhet të “kuptojnë se ku është e ardhmja e tyre dhe kjo sigurisht që do të mundësohet me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img