12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Serbia kundër marrëveshjes së fundit në Bruksel, pengon zgjedhjet në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për pengimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në veri ka thënë se Serbia është kundër marrëveshjes së fundit në Bruksel.

“Angazhimi i vazhdueshëm dhe i hapur i Serbisë për ta penguar zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Republikën e Kosovës është kundër frymës dhe shkronjës së Marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel, së bashku me planin zbatues”, shkroi ajo.

Mes tjerash Osmani ka falënderuar instuticionet e Kosovës që iu kanë mundësuar qytetarëve realizimin e të drejtës për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Institucionet e Kosovës i mundësuan qytetarëve realizimin e të drejtës për pjesëmarrje në zgjedhje, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe treguan se grupet kriminale që janë të dirigjuara nga Serbia nuk mund t`i diktojnë proceset kushtetuese e ligjore në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj në Facebook.

 

Ndërhyrjen nga jashtë në procese zgjedhore Osmani e ka quajtur si problem global.

“Ndërhyrja nga jashtë në procese zgjedhore është një problem global për botën demokratike, e cila jo vetëm që mëton ta minojë vullnetin qytetar, por edhe cenon parimin e barazisë sovrane të shteteve, si një nga normat themeltare të rendit ndërkombëtar.

Osmani iu ka bërë thirrje instuticioneve të Kosovës që t’i shtojnë përpjekjet dhe t’iu qëndrojnë pranë të gjithë qytetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img