-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës zbulon qindra kg duhan në rajonin e Vitisë, konfiskohet malli (FOTO)

Policia e Kosovës ka parandaluar dhe ka zbuluar mallra të kontrabanduara.

Gjatë kontrollimit janë identifikuar disa raste të prodhimit dhe kontrabandimit me mallra, specifikisht cigareve dhe duhanit të papërpunuar, ka njoftuar policia.

Për të katër rastet janë dhënë detaje në hollësi.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj janë identifikuar disa raste të prodhimit dhe kontrabandimit me mallra, specifikisht cigareve dhe duhanit të papërpunuar”, thuhet në njoftim.

“Me datën 23.04.2023, bazuar në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente, të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare, janë identifikuar 4 raste të ndryshme të prodhimit dhe kontrabandimit të cigareve dhe duhanit të papërpunuar”.

Rasti 1 – Nga informacionet e pranuara në një rast është identifikuar një shtëpi banimi në Viti që është dyshuar për mall të kontrabanduar, ku më pas është bërë bastisja e shtëpisë dhe e objekteve përreth, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e duhanit në total 922.7 kg (577.10 kg duhan i grirë refuz), 88,80 kg duhan i grirë i paketuar në qese, 290 kg ambalazhe najloni për duhan, 497 kg ambalazh kartoni për duhan, 1 makinë për ambalazhimin e duhanit, 259 kg duhan i papërpunuar (fleta).

Rasti 2 – Gjatë vëzhgimit në një rrugë në fshatin Mjak, është vërejtur një veturë e cila ka hyrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, e cila pasi kishte vërejtur njësitë policore ishte larguar në drejtim të panjohur dhe pas marrjes së veprimeve për lokalizimin e saj, e njëjta është gjetur e braktisur dhe e ngarkuar me 12750 pako, në total 255.000 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë copë cigare) sipas vlerës së tregut 22950 euro.

Rasti 3 – Po ashtu pas trajtimit të informacioneve inteligjente nga njësia e lartcekur është identifikuar një shtëpi e pabanuar, me ç’rast është gjetur duhan i papërpunuar në sasi prej 21 thasësh pesha 10 kg, (dhjetë kg), në total 210 kg (dyqind e dhjetë kg). Malli dyshohet që është sjellë nga RMV dhe është i kontrabanduar, ku i njëjti është sekuestruar për procedura të mëtejshme policore.

Rasti 4 – Në vazhdën e marrjes së informacioneve rreth kontrabandimit me mallra, e në këtë rast atë të duhanit, në fshatin Ramnishtë, Viti, është ndaluar një automjet i ngarkuar me duhan të paketuar: Malboro 20 pako në sasi 500 gr. = 10 kg, Sobrani 80 pako, në sasi 500gr = 40kg, Davidoff 141 pako, në sasi 500 gr. = 70,5 kg, Slims Carelia 220 pako, në sasi 500 gr. = 110 kg, në total 230,5 kg, për të cilin nuk kishte dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastet e lartcekura është njoftuar prokuroria përkatëse e cila ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘kontrabandim me mallra’, në dy nga rastet e lartcekura ndaj dy personave të dyshuar të identifikuar pas intervistimit janë iniciuar raste në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Republikës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img