-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Jam këtu me 5 burra që më hynë në trup”, Rama fton në podcast-in e radhës mjekët që e operuan

Të ftuarit e radhës në podcast-in e kryeministrit Rama janë mjekët e QSUT-së, të cilët morën pjesë për operacionin e kreut të qeverisë nga apendiciti.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale spotin e radhës të “Flasim”, ku vec ndërhyrjes kirurgjikale të kryeministrit, ekipi mjekësor ndalet edhe te sfidat e sistemit shëndetësor.

Rama: Jam këtu së bashku me 5 burra që më hynë në trup. Për një person të vetëm, privilegj për pozicionin që unë kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm?

Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme, por pacientët janë njësoj.

Rama: Para se të largoheshit erdhët të shtrati dhe më dhatë dorën e më thatë ne kemi operuar shumë, ministra, zv.ministra, por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.

Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike, tregon se në fakt kjo është një formë e emancipimit ose rritjes së besimit.

Rama: Isha shtrirë kur prof. Gjata erdhi dhe tha kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img