Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio të dielën në mëngjes pas një zjarri në motor.
Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit (koha lokale), tha se avioni kishte probleme me motorin.
Sipas skenarit më të mundshëm, një zog ka hyrë në turbinë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr.
Avioni u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Columbus “për shkak të një problemi mekanik”, tha American Airlines në një deklaratë.
“Aeroplani u hoq nga shërbimi për mirëmbajtje dhe stafi ynë po punon për të siguruar që pasagjerët të arrijnë të sigurt në destinacionin e tyre në Phoenix”, thuhet gjithashtu në deklaratën e American Airlines.