Në muajin prill, Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – një veprim që Kievi e cilësoi si një “shuplakë në fytyrë”.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov do të udhëtojë këto ditë drejt shtetit amerikan, por këtë mundësi nuk do ta kenë disa gazetarë pro-kremlinit.
Lavrov do të kryesojë disa takime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, raporton theguardian.
Shtetet e Bashkaura nuk iu kanë dhënë viza gazetarëve që ta përcjellin kryediplomatin rus, i cili pritet të qëndrojë disa ditë në qytetin amerikan.
Kjo ka bërë që të reagojë Lavrov, i cili ka thënë se Moska nuk do t’ia falë Uashingtonit për refuzimin e vizave amerikane për gazetarët rusë, të cilët kishin për qëllim ta shoqëronin atë në një vizitë në selinë e OKB-së.
Ndryshe, Rusia si anëtare e përhershme e OKB-së, disa herë ka shfrytëzuar të drejtën e vetos dhe ka bllokuar nisma të ndryshme ndërkombëtare.