Në shënimin e ditës zyrtare të qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë
– Ditën e Turqve, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar komunitetin turk. Ajo ka thënë se sot festohet kontributi i komunitetit turk në shoqërinë ton.
“Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë. Derisa vazhdojmë të përqafojmë diversitetin në të gjitha format e tij, le të kujtojmë se është veçantia e çdo komuniteti që e bën Kosovën vend vërtet të veçantë. Gëzuar Ditën e Turqve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter./PrishtinaPress/