4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni nuk u garanton kosovarëve liberalizim vizash

Qytetarëve të Kosovës nuk iu garantohet lëvizja e lirë për në zonën “Schengen” edhe nëse Demarkacioni merr votat e gjithë deputetëve të Kuvendit.

Demarkacioni nuk është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave, në këtë vijë duhet të luftohet edhe korrupsioni, shkruan Indeksonline.

Këtë vit Transparency International, e ka renditur Kosovën në vendin e 95-të për korrupsion nga 176 vende të botës.

Në anën tjetër, krerët e lartë institucional vazhdojnë të bëjnë thirrje për të votuar Demarkacionin, nëse duan liberalizim vizash.

Se Demarkacioni nuk është kushti i vetëm për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur edhe Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Europian, Ulrike Lunacek.

“Dy kërkesat e mbetura mund dhe duhet të përmbushen nga Kosova shpejtë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është një domosdoshmëri. Dhe sigurisht, qeveria e Kosovës ka për të ofruar në pikë referimi e dytë: përparimi i mëtejshëm në histori të bindjeve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krimit të organizuar duhet të jetë i dukshëm”, pati deklaruar raportuesja për Kosovën në BE, Lunacek.

Opozita: Kjo Qeveri nuk sjell liberalizim vizash

Më të zëshmit e debatit për Demarkacion, i quajnë manipulime premtimet e udhëheqjes së tanishme.

Shkodran Hoti nga zyra për informim e Vetëvendosjes thotë se liberalizimi i vizave nuk është i lidhur me Demarkacion, pasi liberalizimi lidhet direkt me luftën ndaj korrupsionit.

“..Pra, në radhë të parë, çështja e liberalizimit të vizave nuk ka të bëjë me demarkacionin sepse demarkacioni është çështje e dy viteve të fundit, por liberalizimi lidhet direkt me luftën ndaj krimit e korrupsionit, luftë që ky pushtet i korruptuar e kriminal nuk e bën dot”, ka thënë për Indeksonline Hoti.

Futjën e Demarkacionit si kriter e quajnë të padrejtë, pasi një kriter i tillë nuk ishte aplikuar për asnjë shtet.

“Në anën tjetër, futja e demarkacionit si kriter është padrejtësi sepse s’ka qenë kriter për asnjë shtet, madje nuk është aplikuar as për Malin e Zi, i cili nuk e ka të ratifikuar demarkacionin me ne ende. Si përfundim, ne nuk duhet të çuditemi në asnjë moment pse kjo qeveri është mashtruese. Habi do të përbënte nëse kjo qeveri s’do të mashtronte në një moment”, ka shpjeguar zëdhënësi i VV-së.

Për fund Hoti ka deklaruar se kjo Qeveri nuk sjell liberalizim vizash, zhvillim e as mirëqenie. Sipas tij do të ishte e rrugës largimi i saj prej pushtetit.

Kritika të njëjta në drejtim të Qeverisë ka drejtuar edhe Nisma për Kosovën.

Valdete Bajrami nga radhët e kësaj partie thotë se kriteri i luftimit të korrupsionit nuk mund të luftohet me këtë Qeveri e cila është e përfshirë në korrupsion.

Sipas Bajramit, ajo që është më e keqja qytetarët po paguajnë koston e këtij koalicioni duke i mbajtur të izoluar.

“Kriteri i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk do të mund të plotësohet me këtë qeveri e cila është e përfshirë në korrupsion pra, nuk do të mund ta luftojnë vetveten, dhe fatkeqësia më e madhe është se qytetarët po e paguaj koston e këtij koalicioni duke i mbajtur të izoluar. Kjo kosto po i faturohet vetëm qytetarëve me izolim dhe me mos liri të lëvizjes pra, si shpërblim të cilin po ia fal koalicion më i dëmshëm që vendi jonë e ka pasur ndonjëherë PDK-LDK-LS”, ka thënë për Indeksonline Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img