-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Mbaje në mend këtë ditë”, Kusari-Lila i reagon Bërnabiqit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka sulmuar ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Bashkimin Europian dhe OSBE-në për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

“Kushtojini vëmendje OSBE dhe sigurohuni që t’ua rekomandoni këtë të tjerëve si shembullin më të mirë: mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë të përkohshëm nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura. Zgjedhjet – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe mjete të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin e 21-të”, ishte kritika e saj karshi ndërkombëtarëve.

Kryeministres serbe i ka i ka replikuar shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë lidhur me zgjedhjet në veri se është legalizuar dhe legjitimuar getoja.

“Të mbahet në mend kjo ditë. Kjo është dita kur Serbia zyrtarisht ka humbur çdo mundësi të ndikim të mëtejmë në zyrtarët e zgjedhur serbë të Kosovës.E vetmja vegël e mbetur e Serbisë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është ditë e vonuar, por përfundimisht ka ardhur”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img