-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu për Ligjin për KPK-në: E procedojmë brenda një muaji

Në fund të muajit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Mirëpo, Ministria e Drejtësisë thotë se do ta ridërgojë atë sërish në Kuvend brenda periudhës kohore prej një muaji me ndryshimet sipas aktvendimit të Kushtetues. Njohësit e drejtësisë thonë se duhet një ligj i ri ndërsa shprehën skeptikë se për kaq pak kohë mund të shkojë i njëjti në Kuvend për miratim.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi për KosovaPress se janë duke punuar që sa më shpejtë ta procedojnë në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk mund të lejojnë koorporatizmin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Por, ndryshe nga pretendimet e Haxhiut, dilema kanë njohësit e sistemit të drejtësisë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj shprehet skeptik se ky ligj brenda një muaji mund të shkojë për votim përsëri në Kuvend.

Ai insiston se ky ligj nuk është përfshirë ende as në agjendën legjislative për vitin 2023 dhe si i tillë duhet të krijohet ligj i ri.

Viola Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen Fol, e konsideron të domosdoshme që në ndryshimet e ligjit të KPK-së duhet të përfshihen ndryshimet e paraparë në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në fund të muajit mars Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpall të pavlefshëm Ligjin për KPK-në.

E këtë vendimit të Kushtetueses, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur absurd, madje një konferencë për medie deklaroi se Kushtetuesja ka injoruar në tërësi të dy opinionet e Komisionit të Venecias në lidhje me këtë ligj duke i dhënë një goditje të rëndë Kosovës por edhe duke penguar reformën në drejtësi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img