-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shenjat që tregojnë se jeni gati për një propozim

Të mendosh për t’i propozuar partneres, fejesën dhe martesën, është një moment emocionues në jetën e çdokujt.

Do të thotë që jeni në një marrëdhënie që po ju bën vërtet të lumtur dhe doni të bëni hapa të mëdha për të qëndruar në këtë mënyrë. Kjo është e mrekullueshme dhe ne i kemi ende nga emocionet nga Luizi dhe Kiara.

Në të njëjtën kohë, të qenit shumë i lumtur në marrëdhënien tuaj nuk do të thotë automatikisht se jeni gati për t’u fejuar. Është e rëndësishme të merrni parasysh se çfarë do të thotë në të vërtetë një propozim dhe nëse marrëdhënia juaj është vërtet gati për të ndërmarrë këttë hap.

Disa shenja që jeni gati për propozim:

-Keni folur për martesën me njëri-tjetrin.

Në kundërshtim me besimin popullor, propozimet nuk duhet të jenë saktësisht një “surprizë”. Ju mund ta befasoni partnerin tuaj me diçka të veçantë kur bëhet fjalë për kohën, ku dhe si rreth propozimit, por fakti që keni ndërmend të martoheni me këtë person nuk duhet të jetë një informacion i ri për ta.

Një çift që është vërtet gati për një propozim, tashmë ka pasur biseda ku të dy kanë shprehur dëshirën për t’u martuar me njëri-tjetrin.

-Mendoni për të ardhmen tuaj ‘2 në 1’.

Çifti se është gati për martesë bazuar në mënyrën se si individët mendojnë dhe flasin për të ardhmen. Gjuha juaj ndryshon nga “unë” në “ne” kur diskutoni planet e ardhshme.

-Të dy dëshironi të njëjtat gjëra.

Për të qenë gati për një fejesë, duhet të keni një kuptim të qartë se çfarë lloj marrëdhënieje dëshiron partneri juaj. “A e do martesën? A beson në monogami? A dëshironi të dy fëmijë?” Të gjitha këto janë pyetje që duhen bërë përpara martesës dhe sigurohuni që të jeni në të njëjtën linjë.

-Të pëlqen mënyra se si i trajton njerëzit – jo vetëm se si të trajton ty.

Ju keni marrë kohë për të vëzhguar se si partneri ndërvepron me njerëzit përtej marrëdhënies suaj – për shembull, si i trajtojnë miqtë, familjen dhe madje edhe të huajt.

-Keni përjetuar marrjen e vendimeve së bashku.

Jeni gati të propozoni kur të keni përjetuar marrjen e vendimeve – të mëdha dhe të vogla – si çift.

Nëse e dini me të vërtetë se ju të dy në përgjithësi i qaseni mirë mosmarrëveshjeve dhe keni pasur shumë përvoja që të dy të negocioni në mënyrë paqësore, kjo është një shenjë e mirë që lidhja juaj ka një themel të fortë për martesën.

-Konfliktet tuaja rrallë bëhen të këqija.

Çdo çift do të ketë konflikte herë pas here, por ajo që ka rëndësi është se si i trajtoni ato konflikte.

Jeni gati të propozoni kur e dini me besim se të dy mund t’i kaloni ato momente në mënyra të qëndrueshme, bazuar në mënyrën se si kanë shkuar konfliktet tuaja të mëparshme.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img