-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq i kënaqur që s’po votojnë shumë serbë, e quan Kurtin “gauleiter okupator”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se në katër komuna në veri të Kosovës deri më tani kanë dalë në zgjedhje vetëm pak serbë dhe se kjo tregon se serbët “nuk do t’i shërbejnë interesave të të tjerëve”.

Vuçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “gauleiter”, term ky që përdorej për ta përshkruar një udhëheqës të lartë në Gjermaninë naziste.

“Sot po mbahen zgjedhjet për gauleiterin okupator në veri të Kosovës, ku synojnë të vendosin një qeveri me dy përqind. Ata kërkuan pëlqimin tonë për të gjitha këto. Me krenari mund të them se deri më tani kanë dalë vetëm pak serbë në të katër komunat së bashku. Serbët nuk do ta dëgjojnë askënd tjetër dhe nuk do t’i shërbejnë interesave të të tjerëve. Ata duan paqe me të gjithë, t’i respektojnë të gjithë, por mbi të gjitha të luftojnë për interesat e popullit të tyre”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Duke u shprehur i kënaqur me bojkotimin, Vuçiq tha se serbën “dinë të reagojnë”.

“Nuk është se ata që shtypin janë më të dobët, por nuk e kuptojnë se kur një serb ngopet, nuk ka kthim prapa”, tha Vuçiq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img