12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Për 6 orë, në një kontenjer në Mitrovicën e veriut votojnë vetëm 20 persona

Në vendvotimin në kontejner në rrugën “7 shtatori” në Mitrovicën e veriut deri në orën 13:00 kanë votuar vetëm 20 persona.

Këtë për Ekonomia Online e ka bërë të ditur kryesuesja e këtij vend votimi. Në këtë qendër të drejt votë kanë 8 750.

Objekte të tilla janë vendosur në 13 lokacione në katër komunat me shumicë serbe.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar zgjedhjet nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img