Qytetarët e Mitrovicës së veriut po presin që procesi zgjedhor të jetë i qetë dhe të zhvillohet pa incidente.
Ndonëse të paktë në numër ata thonë se zgjedhjet do të sjellin përmirësim të jetës së tyre.
Nuhi Berani, tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe se secili që të drejtë të votojë ose jo, ngase vota është e drejtë e garantuar e nuk duhet të jepet me dhunë.
Ai tha se nga këto zgjedhje pret që të bashkohet qyteti i ndarë.
“Super, s’ka më mirë, qetë pa problem dhe në rregull deri tash. Ta shohim tash e tutje se çka do të bëhet”.
“E drejta e secilit është, kush do me votuar – voton, kush nuk dëshiron rri të shtëpia, këto janë zgjedhje demokratike. Presim që të fitojmë të bashkohet qyteti”, tha ai.
Edhe Riza Dushi, shpreson që procesi do të përfundoj mirë. Ai tha se nuk ka pritje të mëdha nga ky proces zgjedhor.
“Me prit nuk pres shumë pro që të përfundojnë mirë ma merr menja që do të përfundojnë. Mirë është deri tash, nuk ka pasur probleme”, tha ai.
Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative, me gjithsej 28 vendvotime.
Për zgjedhjet në veri do të shtypen 43 mijë e 500 fletëvotime.
Që të tria komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.