4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Djali i Sami Lushtakut sqaron arsyen e vizitës në Beograd (FOTO)

Mërgimi, i biri i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, ka qëndruar në kryeqytetin serb, Beograd. Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka treguar arsyet e kësaj vizite dhe ka publikuar disa fotografi nga ky qytet.

Lushtaku ka thënë se kjo vizitë ka qenë në kuadër të takimit të VI-të të Rrjetit për reformën e Administratës Publike.

Ky është postimi i plotë i Lushtakut:

Gjatë vizitës zyrtare të Takimit të VI të Rrjetit për Reformën e Adminstratës Publike, organizuar nga ReSPA, vizitova kryeqytetin e Serbisë, Beogradin.

Qytet mjaft i ndertuar mirë, por gjithmonë duke pas parasysh se në të kaluaren ishte edhe kryeqytet i ish-Juguslavisë. Siç thoshin të vjetërit: “Trepça po punon, Beogradi po nderton”.

Pasi që vizitova edhe disa institucione nga larg, vetëm sa për të më kujtuar vizitën time në Beograd, pashë edhe pankartat me mbishkrimet UÇK dhe NATO, ku përshkruhej lufta e vitit 1998-99, si dhe humbjet e tyre në luftë në Kosovë, duke kujtuar të vdekurit, afro 2500!

Por sigurisht që kishin “harruar” të publikojnë mbi 13000 të vrarë, të masakruar, me lloj-lloj mjeti! E mos t’i përmendi dhunimet e motrave dhe nënave tona! Shkatrrimin e vendbanimeve familjare dhe bizneseve, etj.

Në atë qast, mu kujtua Daja im i ndjerë Hamdiu, i cili ishte varër mizorisht nga barabaret serbë. Mu kujtuan kushërirët, mu kujtuan shoket e shoqet! Mu kujtuan skenat e ndryshme, por fati deshti që unë nuk i përjetova sikur shumica e atyre që përjetuan luftën, pasi që unë isha në atë kohë në Gjermani!

Ne shqiptarët, nuk jemi aq nacionalist siç pretendojmë! Edhe unë mendoj që nuk duhet të jemi ekstremist të nacionalizuar, pasi eksremet nacionalist serbe na sollen në këtë luftë. Por sepaku duhet të jemi më atdhetar, në kuptimin e dashurisë ndaj Shtetit Tonë! /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img