-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Theret me thikë një 19-vjeçar në Prizren, ndodhet në rrezik për jetën – i dyshuari kapet nga Policia

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.

Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Kushnin të Prizrenit, ku mbeti i therur me thikë një person.

Këtë herë në rast janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës, me ç’rast një 19-vjeçar mbeti i lënduar rëndë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është dërguar në gjendje kritike në spital dhe sipas informacioneve të para ndodhet në rrezik për jetën.

Në anën tjetër, i dyshuari është i mitur, i cili është arrestuar nga Policia, teksa thika që dyshohet se ka përdorur është sekuestruar nga zyrtarët policorë që intervenuan në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 24 orë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të miturit të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img