Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka votuar.
Pas votimit është deklaruar për media, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për votuar sa më shumë.
Ai u shpreh i bindur se ditë më të mira po vinë për Mitrovicën e Veriut.
“Unë sapo votava, ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës Veriore të dalin për të votuar në numër sa më të madh – me përkrahë kandidatin që ata mendojnë që është më i miri. Unë jam më se i bindur që për Mitrovicën po vinë më në fund ditë të mira, kanë përfunduar ditë kur komuna e Mitrovicës së Veriut u përmend veç konotacion të keq dhe ka pasur veç lajme të këqija. Jam i sigurt që të mirat për Mitrovicën po vijnë “, tha ai para gazetarëve