13.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Rast i rëndë për familjen Rama nga Medvegja, ky është 62-vjeçari që u dërgua pa shenja jete në QKMF-në e Shtimes

PrishtinaPress raportoi më heret për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime, ku një person ka humbur jetën, në shkaqe akoma të panjohura. I ndjeri, 62-vjeçar u dërgua në QKMF, por fatkeqësisht nuk kishte shenja jete.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Hajrush Rama, nga Medvegja, i cili ishte dërguar në këtë qendër pa ndjenja. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img