-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Babë e bir shkuan të bëjnë Bajram te vajza e tyre, e bëjnë për spital dhëndrin

Vizita me rastin e festës së Bajramit të Fitrit, u kthye në një rrëmujë të vërtetë në shtëpinë e familjes Uka në Çagllavicë të Prishtinës.

Kjo pasi që babai dhe vëllai i nuses së tyre, dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike me dhëndrin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes miqve dhe dhëndrit, çka ka bërë që situata të eskalojë në dhunë fizike ndërmjet palëve.

Si pasojë e dhunës, dhëndri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që miqtë janë arrestuar në vendngjarje dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Dëshminë e tij lidhur me rastin e dha edhe dhëndri, pasi mori ndihmën mjekësore në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe ndaj tyre të nisin hetimet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img