2.6 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Nuk dihet në çfarë faze është zbatimi i marrëveshjes me MCC-së

Edhe pak muaj bëhen një vit që nga nënshkrimi i marrëveshjes, 202 milionë dollarëshe mes institucioneve të Kosovës e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

“Rezervat e energjisë do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës minimum 15 milionë euro në vit…”, ka thënë Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë.

Zbatimi i saj, sipas ministres së Ekonomisë do të zgjaste disa vite, por se deri ku kanë shkuar procedurat, për blerjen e baterive të përmendura për kursim të energjisë, në kuadër të kësaj marrëveshje, tani nuk janë përgjigjur nga ME-ja e as nga MCC.

Liron Gjocaj, nga INDEP thotë se institucionet kanë një varg punësh teknike që do të duhej të realizonin gjatë kësaj periudhe.“Vetë finalizimi i kësaj marrëveshje është viti 2027 dhe fillimisht do duhej të bëhen aspektet dhe matjet teknike, çështjet logjistike, përcaktimi i vendit, mënyra e lidhjes së këtyre baterive, performanca teknike këtyre baterive te cilat janë më adekuate për sistemin elektroenergjetik të Kosovës, e kështu me radhe, kështu që në anën tjetër kur e dimë që është një financim i përbashkët mes një parteneri amerikan dhe qeverisë së Kosovës nuk dyshojmë se do të kemi dështime”, ka deklaruar Liron Gjocaj – INDEP.

Njëjtë mendon edhe Ferat Shala, i cili është kryesues i komisionit për Ekonomi, derisa tregon se asnjëherë qeveria nuk ka shpalosur ndonjë detaj se deri ku kanë shkuar me procedurat.

“Ne në këtë fazë qeveria edhe pse nuk ka dhënë raporte zyrtare, por po konsiderojmë që janë në fazën përgatitore të studimeve, analizave për vendndodhjen ose vendosjen e këtyre baterive, mënyrën metodologjinë dhe punët tjera, përgatitore”, ka theksuar Ferat Shala – Kryetar i Komisionit për Ekonomi.

Shala shton se projekti do duhej të ishte gati për implementim në vitin 2027, ashtu siç është e paraparë me kontratë, derisa ka kritika për menaxhimin e sektorit të energjisë.
“Ne kemi për dy vite nga mjetet të ndara nga qeveria e Kosovës, rreth 500 milionë euro që rezultatin e kanë dhënë zero, konsiderojmë se me këto kapacitet që ka qeveria, në sektorin energjetik të vendit nuk jemi në pozitë të mirë, nuk jemi para një perspektive”, ka shtura Ferat Shala – Kryetar i Komisionit për Ekonomi.

Instalimi i baterive që do të ruanin energjinë elektrike, është përmendur edhe në Strategjinë e Energjisë, për vitin 2022-2031, e që instalimi i tyre pritet të bëhet për këto 9 vite sa është edhe periudha e implementimit të strategjisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img