Ndarja është vërtet lënduese. Pavarësisht sesa kohë keni qëndruar me partnerin tuaj, disa muaj apo vite, ndarja është një eksperiencë e vështirë për zemrën.
Mos mendoni se jeni të vetmit që vuani ndarjen nga partneri duke qarë në divan dhe duke kujtuar momentet e lumtura me ish-in. Teksa vuani mendoni me vete: Sa do të zgjasë kjo dhimbje?
Sipas një studimi të ri, njerëzve ju duhen 18 muaj për ta marrë veten nga një ndarje. Në po këtë studim tregohet se ne kalojmë 1 vit e gjysmë të jetës duke qarë për dashuritë e humbura dhe duke menduar skenare hakmarrjeje për ata që na kanë lënduar.
Mirëpo, cilat janë fazat që kalon një person që sapo është ndarë nga partneri/partnerja?
-Ju duhen 5 javë për të hequr atë person nga rrjetet sociale
-Gjashtë javë e gjysmë për t’ia fshirë numërin
-Shtatë javë për t’i treguar familjes që ka marrë fund (nëse ata e dinin)
-13 javë për të dalë në një takim të ri