-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Italia bindshëm në vendin e parë, nga tre gara evropiane dërgojnë pesë skuadra gjysmëfinaliste

Futbolli italian është në rrugë të mirë për tu rikthyer dominues edhe në Evropë pas shumë vitesh mungesë.

Ky vit është treguesi më i mirë i sukseseve të skuadrave italiane në garat evropiane, pasi në tre sosh Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës kanë plot pesë skuadra në gjysmëfinale.

Një skuadër italiane padyshim se do të jetë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi Milan dhe Inter do të përballen në dy gjysmëfinale të zjarrta.

Ndërkohë në Ligën e Evropës, Roma dhe Juventus kanë arritur në gjysmëfinale.

Giallorosët të cilët vitin e kaluar fituan Ligën e Konferencës, në gjysmëfinale do të përballen me skuadrën gjermane Bayer Leverkusen.

Në anën tjetër Zonja e Vjetër do të ketë punë edhe më të vështirë, pasi përballet me ekipin ekspert për Ligën e Evropës, Sevillën.

Edhe në garën e tretë për nga rëndësia, Ligën e Konferencës është një skuadër italiane.

Fiorentina është favorit në gjysmëfinale ndaj Baselit dhe synon finalen e madhe.

Kësisoj nga 12 skuadra pjesëmarrëse në gjysmëfinale të tre garave evropiane, Italia është vendi me më së shumti skuadra, plot pesë.

Pas Italisë vije Anglia dhe dhe Spanja me nga dy, derisa Gjermania, Holanda dhe Zvicra kanë nga një përfaqësues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img