Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, pritet të procedohet për në Kuvend për ratifikim gjatë këtyre ditëve.
Kështu ka bërë të ditur kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Qeverisë.
“Këtë javë do të jetë raporti i Komisionit për Demarkacion”, tha Mustafa.
Ai ka theksuar se është shansi i fundit që kjo Marrëveshje të përfundojë dhe t’i hapë rrugë vendit për heqjen e vizave.
Marrëveshjen aktuale me Malin e Zi po vazhdon ta kundërshtojë opozita e cila nuk ka pranuar as rezultatin e Komisionit Shtetëror për Matjen e Territorit.
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimi Evropian.