Jemi afruar drejt fundit të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.
Tanimë katër skuadra kanë mbetur në garë, ku kërkojnë një biletë për finalen e madhe të Stambollit, e cila zhvillohet më 10 qershor në ‘Ataturk Olympic Stadium’.
E tani shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar edhe çmimet e biletave për finalen e madhe të Stambollit.
Çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni do të jenë të njëjta si në vitin 2022 në Paris, ka njoftuar UEFA.
Janë katër kategori, ku bileta më e lirë është 70 euro dhe më e shtrenjta 690 euro. Kjo masë synon të shmangë kaosin e ndodhur në finalen e një viti më parë, ku dhjetëra tifozë u përpoqën të futeshin me forcë në stadium ose të vidhnin biletat për finalen e luajtur mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit.
Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve janë mes Milan – Inter si dhe Manchester City – Real Madrid.
Çdo finalist do të ketë të drejtën e 20 000 biletave, derisa numri i tifozëve që pritet të jetë i pranishëm në stadiumin olimpik në Stamboll është 72,000.