Rap-artistja nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, ka paralajmëruar këngën e fundit nga albumi i saj i titulluar “Bipolar”.
Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se ky projekt është në bashkëpunim me një artist/e të estradës.
Ajo madje ka publikuar një fragment të kësaj kënge në Instagram, por nuk ka zbuluar akoma se me kë ka bashkuar forcat.
“A jeni gati për këngën e fundit të albumit, ft..? + disa surpriza tjera”, ka shkruar ajo.
Bukuroshja shfaqet atraktive me një fustan të shkurtër blu dhe një palë doreza të ngjashme.
Të shumta qenë aludimet e fansave në sesionin e komenteve, duke përmendur disa emra me të cilët mund të sjellë këngë.
Nga “Bipolar” tashmë janë lansuar: “Tequila” me Azet, “Heroinat”, “OFG”, “Pijetore” me Cricket, “Valle” me Lumi B, “S’du me ni” me Geskon, “Teket” dhe “Anaconda” me Kiddën.