1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Statistikat e shteteve fqinje tregojnë se edhe Kosova mund të zbrazet pas liberalizimit”

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, profesori universitar Bashkim Mustafa ka deklaruar se lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do t’i sjell Kosovës edhe më shumë telashe në tregun e punës.

Sipas tij, edhe pse liberalizimin i vizave nënkupton vetëm vizita dhe lejeqëndrimi maksimum 90 ditë, kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk do të zgjedhin migrimin për një jetë më të mirë, posaqërisht Gjermanin e cila në muajin mars ka liberalizuar në masë të madhe tregun e punës.

“Qeveria e vendit nuk e ka trajtuar asnjëherë me seriozitet tregun e punës në vend, unë kam nxjerr disa statistika se si ka ndikuar liberalizimi në tregun e punës si në Maqedonin e Veriut dhe Shqipëri. Sipas INSTAT-it brenda 10 viteve popullësia në Shqipëri është zvogëluar për 7.5% ose 42,000. Brenda 10 viteve mbi 200.000 banorë e kanë zgjedhur statutin e tyre të punës në BE. Njejt pothuajse ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut ku për një dekad mbi 230.000 persona kanë bërë zgjidhje të përhershme dhe kanë migruar në BE. Duke u nisur nga këto statistika dhe premisat e zhgënjimit që qytetarët e tonë kanë mbi tregun e punës në vend lëvizjet e kosovarëve do të jenë të njejta apo edhe më shumë sesa këto të vendeve fqinjë”, ka deklaruar profesori Bashkim Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img