Ushtria e Sudanit ka postuar një deklaratë në Twitter duke thënë se ka rënë dakord për një armëpushim tre-ditor për të mundësuar njerëzit të festojnë Bajramin.
Kjo deklaratë vjen pas një dite luftimesh të ashpra në kryeqytetin, Khartoum, ku njerëzit nuk mund të shkojnë në namazin e Bajramit herët në mëngjes.
“Forcat e armatosura shpresojnë se rebelët do t’i respektojnë të gjitha kërkesat e armëpushimit dhe do të ndalojnë çdo lëvizje ushtarake që do ta pengonte atë,” thuhet në deklaratë.
Disa marrëveshje të mëparshme për armëpushime humanitare 24-orëshe janë shkelur këtë javë.
Më herët të premten, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) thanë se kishin rënë dakord për një armëpushim të Bajramit.