-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zafir Berisha: Prej këtyre zgjedhjeve në veri s’mund të presim institucione funksionale

Ish-deputeti Zafir Berisha, ka thënë se nuk është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat në veri të Kosovës, ai ka thënë se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve nëpër kontejnerë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në këtë mënyrë, nuk do të prodhojë institucione funksionale.

“Unë fillimisht duhet të them se nuk jam kundër mbajtjes së zgjedhjeve, por kundër formës së mbajtjes nëpër kontejnerë”.

“Mbajtja e zgjedhjeve nëpër kontejnerë është lëshim peri ndaj grupeve kriminale në veri. Kjo do të thotë që zgjedhjet po mbahen sipas vullnetit të strukturave paralele që dirigjohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”.

Sipas tij, është Qeveria Kurti me veprimet e saj të papjekura ajo që e ka sjellë veriun në këtë situatë.

“Nuk është dashur të vijmë deri këtu, por papjekuria politike e Kurtit e ka sjellë këtë gjendje në atë pjesë të Kosovës pasojat e të cilave do të jenë të mëdha dhe afatgjate. Ne kemi një regres në raport me Serbisë për shkak të akrobacione politike me ato veprimet ku tregonte muskujt të cilët nuk i kishte rreth targave”.

“Pra, ka bërë veprime që situatën e kanë kthyer mbrapa shumë dhe natyrisht se Serbia dhe Vuçiqi iu ka qëndruar gati këtyre veprimeve të pamenduara”.

“Vuçiqi e ka sjellë në gracë qeverinë e Kosovës dhe tani kemi këtë situatë. Edhe mbajtja e zgjedhjeve nuk është se do të nxjerrin institucione funksionale”.

“Derisa nuk po i shfrytëzojmë shkollat për procesin zgjedhor, si ka mundësi të shfrytëzohen objektet komunale pastaj. Komuniteti serb i shtyrë nga Serbia, përveç pozitave politike, po i bojkoton edhe pozitat administrative”.

Tutje, ai ka vlerësuar se vendi nuk menaxhohet vetëm me polici duke shtuar se ajo që është fituar me luftë, tani po humbet në tavolinë.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës do të mbahen këtë të diel (23 prill, 2023). Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img