1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Jashari e Mehaj pjesë e takimit të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës

Në Ramshtajn të Gjermanisë me pjesëmarrjen e mbi 50 shteteve u mbajt takimi i radhës i Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës.

Në këtë takim të udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin, kanë marrë pjesë ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, së bashku me gjeneral Bashkim Jasharin si përfaqësues të Kosovës.

Ndërsa temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, strategjia që duhet ndjekur në raport me kërcënimet dhe rreziqet nga politikat ekspansioniste të Rusisë, si dhe kontributin e shteteve në fusha të caktuara për mbështetje të Ukrainës dhe forcave të saj të cilat ndodhen në betejë, transmeton Klan Kosova.

“Në këtë aspekt Ministria e Mbrojtjes rikonfirmoi gatishmërinë për mbështetje nga Republika e Kosovës në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe menaxhimit të materieve të rrezikshme si dhe ofrimin e trajnimeve për secilën nga fushat e lartcekura”.

“Pas sesionit të Grupit të Kontaktit gjithashtu takuam Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksii Reznikov, Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-ve, Laura Kuper, Ministrin e Mbrojtes të Suedisë, Pål Jonson, Ministren e Mbrojtjes të Latvisë, Ināra Mūrniece, Ministrin e Mbrojtës së Kroacisë, Josip Buljević, Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, Komandantin e Komandës Evropiane të ShBA-së, gjeneral Christopher Cavoli, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Kingjin, si dhe personalitete tjera nga vendet partnere”.

Sipas Mehajt, Kosova mbetet e përkushtuar të ofrojë gjithë mbështetjen në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img