-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sa skuadra italiane mund të luajnë në Champions sezonin e ardhshëm…

Futbolli italian është rikthyer fuqishëm këtë sezon në Europë, teksa e sigurt është prezenca e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve, me njërën prej skuadrave milaneze, të cilat do të përballen në gjysmëfinale me njëra-tjetrën.

Edhe në Europa League janë dy italiane në garë, me Juventusin që do të sfidojë Sevillan për finalen dhe Romën që do të përballet me gjermanët e Bayer Leverkusenit, ndaj këtu nuk përjashtohet mundësia e një finaleje tërësisht italiane.

Ndërkohë në Conference League është Fiorentina ajo që po provon të bëjë më të mirën, pasi ka siguruar kalimin në Conference League. E përveç Europës, edhe gara për zonën Champions është bërë mjaft intriguese, sidomos pas vendimit të Kolegjit të Garancive, për t’i rikthyer Juventusit 15 pikët e hequra vjeshtën e kaluar.

Momentalisht në Champions shkojnë 4 skuadrat e renditura të parat, megjithatë sezonin e ardhshëm Italia mund të përfaqësohet me 5 skuadra. Që të ndodhë kjo, duhet që një prej skuadrave italiane të fitojë Championsin ose Europa Leaguen, dhe të jetë renditur nga vendi i pestë e mbrapa.

Pra nëse njëra mes Interit, Milanit, Romës e Juventusit, nuk ia del të renditet në katërshe, por triumfon në Champions apo Europa League, atëherë numri shkon automatikisht në 5 skuadra italiane në edicionin e ardhshëm.

Ky është numri maksimal i skuadrave, pasi nëse italianet fitojnë edhe Championsin edhe Europa Leaguen, dhe ekipet fituese nuk renditen në 4-she, atëherë ato futen të dyja në Championsin e ardhshëm, por i hiqet e drejta skuadrës që renditet e katërta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img