Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Komuna e Istogut organizojnë konferencën informuese dhe dialoguese me bizneset e Komunës së Istogut.
Në këtë konferencë do të prezantohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Istogut lidhur me zhvillimin e sektorit privat.
Me këtë rast do të dialogohet drejtpërdrejt me bizneset e Komunës së Istogut, të cilat do të kenë mundësi t’i paraqesin sfidat dhe kërkesat e tyre para përfaqësueseve të institucioneve qendrore dhe lokale.
Po ashtu, në këtë konferencë do të prezantohet pako fiskale 2.0 nga ministri i Ministrisë së Financave Avdullah Hoti.