-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ujë me mjaltë me kanellë vlen shumë në mëngjes

Një nga kombinimet më të fuqishme të vlerave është ai i ujit me mjaltë dhe kanellë. Ato janë ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitamina dhe minerale që ndihmojnë të kemi një shëndet të mirë.

Mjalti, uji dhe kanella mund të përdoren duke i trazuar bashkë në raportin 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaji kanellë të bluar në një gotë me ujë. Një gotë me ujë, mjaltë me kanellë mund të konsumohet në mëngjes dhe në mbrëmje ose në formën e çajit duke shtuar ujë të ngrohtë.

Sistemi imunitar: Peltja prej mjalti dhe kanelle është shumë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar, eliminuar lodhjen kronike dhe madje edhe për jetëgjatësinë. Ky kombinim përdoret për të kuruar të ftohtin dhe virozat.

Diabeti: Kanella përban antioksidantë që kanë një efekt të ngjashëm me atë të insulinës. Kjo do të thotë që antioksidantët shtyjnë glukozën jashtë gjakut dhe drejt e tek qelizat ku glukoza mund të shërbejë si burim funksional energjie. Energjia, një burim i pastër i sheqerit natyral nuk shkakton luhatjet e sheqernave në gjak. Kanella dhe mjalti i tregojnë rrugën glukozës që t’i bëjë trupit mirë dhe ofrojnë një përmirësim të ndjeshëm në menaxhimin e diabetit të tipit 2.

Pickimet e insekteve: Një nga përfitimet e kombinimit të mjaltit dhe kanellës është lehtësimi nga pickimet e insekteve. Kanella është një substancë anti-inflamatore. Mjalti është përbërësi antiseptik dhe terapeutik i shumë produkteve kozmetike. Ja përse kombinimi i të dyve jep rezultat ndaj të gjitha irritimeve të lëkurës dhe pickimeve dhe në të njëjtën kohë parandalon formimin e infeksioneve.

Tretja: Mjalti dhe kanella ndihmojnë në shëndetin dhe funksionimin e sistemit tretës. Të dyja shuajnë gazrat nga stomaku dhe zorrët. Ato shërojnë stomakun e lënduar, infeksionet e fshikëzës së urinës dhe zbusin fryrjet.

Artriti: Mjalti dhe kanella përdoren së bashku edhe për të lehtësuar dhimbjet nga artiti. Konsumimi i rregullt i kësaj përzierje magjike mban kockat shëndetplotë dhe zbut dhimbjet e kyceve. Mjaltin dhe kanellën mund ta përzieni me ujë të vakët dhe të përfitoni të njëjtat rezultate fantastike.

Kujdesi për lëkurën: Lëkura është një nga përfitueset e mjaltit dhe kanellës. Një aplikim i thjeshtë i pastës magjike mund të trajtojë infeksionet më minimale apo edhe puçrrat. Mjalti dhe kanella së bashku mund të përhapen mbi plagë, apo thjesht në lëkurë.

Çrregullimet e zemrës: Mjalti dhe kanella përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit, që do të thotë se ato i japin një mburojë të madhe zemrës duke garantuar shëndetin e saj. Kolesteroli i keq mund të çojë në shfaqjen e arteriosklerozës apo trashjes së mureve të enëve të gjakut dhe arterieve. Kjo rrit edhe shanset e goditjes nga një atak në zemër. Mjalti dhe kanella ushqejnë flokët, i mbrojnë ato nga rënia, dhe stimulojnë rritjen e tyre. Të dy këto produkte mund të përdoren individualisht edhe për higjienën orale, në heqjen e erës së keqe të gojës apo për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img