-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Në pesë vjet paralajmërohet një luftë e re e ashpër në botë

Ministri i Jashtëm i Tajvanit ka thënë se po përgatitet për mundësinë e një konflikti me Kinën në vitin 2027.

“Po e marrim kërcënimin e ushtrisë kineze shumë seriozisht… mendoj se 2027-a është viti për të cilin duhet të bëhemi serioz”, ka thënë Joseph Wu.

Inteligjenca amerikane beson se Xi Jinping, lideri i Kinës, ka urdhëruar ushtrinë e vendit që të jetë e gatshme në vitin 2027 që ta aneksojë Tajvanin. Kina e konsideron Tajvanin, një ishull demokratik dhe vetëqeverisës, si provincë që duhet të ribashkohet me të. Xi ka theksuar se çështja e Tajvanit “nuk mund të bartet nga brezi në brez”.

Të premten, ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, ka thënë se të dy ngushticat e Tajvanit i përkasin Kinës, dhe se “ata që luajnë me zjarrin mbi Tajvanin, eventualisht do të digjen”.

Disa zyrtarë amerikanë besojnë se konflikti mund të ndodhë më herët.

Wu ka ngrehur paralele mes Kinës dhe Rusisë, duke thënë se bota ka dështuar që ta marrë seriozisht agresivitetin e Rusisë në të kaluarën. “Nuk e ndaluam Rusinë që të mos e merrte Krimenë. Dhe rusët morën guxim që të shkojnë përpara e të fillojnë një luftë kundër Ukrainës”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img