Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Shtërpcë.
Policia ka bërë me dije se viktima, gjersa ishte duke u ushqyer, për një moment ka humbur ndjenjat
Ekipi mjekësor më pas ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ishte në një lokal duke u ushqyer, për një moment ka humbur ndjenjat. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia.