0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kushtetuesja s’e rrëzon Presidenten Osmani, Kinolli: Kemi pritur një vendim krejt tjetër

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në lidhje me kërkesën e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PREBK) dhe Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), të përfaqësuara nga Albert Kinolli dhe Veton Berisha, respektivisht, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të 12 marsit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që kërkesa e tyre të shpallet e papranueshme.

Subjekt i kësaj kërkese ka qenë kontestimi i mandateve të dy deputetëve të “Romani Iniciativa”, të cilat nëse do të shpalleshin të pavlefshme, do të kontestohej edhe zgjedhja e Vjosa Osmanit në postin e Presidentes së Shtetit.

Këtë vendim të Kushtetueses, kryetari i Partisë Romë të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, e quajti se të papritur.

“Sinqerisht kemi pritur një vendim krejt tjetër, më mirë të them pozitiv. Kemi pasur argumente të forta që ne i kemi deponuar në Gjykatën Kushtetuese, duke e pasur parasysh se kanë ndodhur shkelje të shumta gjatë procesit gjyqësor”, ka thënë Kinolli.

Ai ka shtuar se ky vendim i Kushtetueses lë shumë për të dëshiruar, por shtoi se prapë se prapë ky institucionet mbetet nga më të besueshmet për të./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img