-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nesër mbledhja e Qeverisë: A do të procedohet demarkacioni në Kuvend?

Nesër me fillim nga ora 09:00 është njoftuar se do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Përkundër kësaj, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse në këtë mbledhje do të procedohet për në Kuvend çështja e Demarkacionit me Malin e zi, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa javën e kaluar veç e ka pranuar raportin final nga Komisioni për Matjen e Territorit, ku ishin të përfshira të gjitha përfundimet e nxjerra nga matja e ekspertëve.

Kryeministri Mustafa kishte deklaruar se menjëherë pasi të përmbyllet puna e këtij Komisioni, Qeveria do të procedojë për në Kuvend çështjen e demarkacionit.

“Ne do të procedojmë në Kuvend me ligjin për ratifikim sigurisht në fillim të muajit mars, posa ta kemi edhe raportin e Komisionit për Matjen e Territorit. nuk ka argument më të fortë sesa ta dijmë se sa është territori i Republikës së Kosovës pas gushtit të vitit 2015 dhe sa ka qenë deri më 25 gusht të vitit 2015 dhe para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, kishte deklaruar para disa ditësh Kryeministri.

Kuvendi i Kosovës gjithashtu do të mbajë një seancë ditën e enjte, por që në rend dite nuk është demarkimi i kufirit me shtetin malazez.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img