3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Seanca në rastin e Nezir Mehmetaj, shtyhet për nesër, në ditën e Bajramit

Nezir Mehmetaj nga Klina vazhdon të mbahet në burgun e Serbisë tash e gati katër vjet. Familja janë në pritje të ndihmës nga shtetit pasi atyre së fundi i janë ndaluar vizitat.

Seanca e sotme në rastin e këtij të fundit nuk është mbajtur për shkak të mungesës të njërit anëtar të trupit gjykues.

Familja Mehmetaj për IndeksOnline kanë berë të ditur se seanca është shtyer për nesër.

Ata shpresojnë se nesër, në ditën e Bajramit do të marrin një shenjë pozitive për lirimin e Nezirit.

“Me arsyetimin e mungesës të njërit nga anëtarët e trupit gjykues në rastin e Nezir Mehmetaj, seanca shtyhet për nesër datë 21.04.2023 ora 10:30 kjo një ditë e rëndësishme ditë Bajrami ditë e humanizmit, ndoshta kjo në shenjë pozitiviteti nga ana e drejtësisë në Serbi duke bërë veprimin human me vendimin e marrur për lirimin e vellait tone”, theksuan familja Mehmetaj.

Kujtojmë se Nezir Mehmetaj u arrestua nën dyshimin se kishte qenë ushtar i UÇK-së dhe kishte marr pjesë në vrasjen dhe ndalimin e disa personave në Klinë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img