5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kica-Xhelili: Kushtetuesja ka ndryshuar praktikën e saj që nga rasti i deputetes Duda Balje

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosrrëzimin e presidentes Vjosa Osmani.

Ajo tha se i është kërkuar të komnetojë vendimin e Kushtetueses mirëpo siç tha ajo komentimi i rasteve gjyqësore nuk është i lejuar.

Sikurse kam sqaruar më parë, as qeveria dhe as kuvendi nuk lejohen të komentojnë qëndrimin e tyre lidhur me përmbajtjen e proceseve gjyqësore – aq më pak kur janë palë me interes.”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Megjithatë ajo konstatoi se ka kuptuar se Gjykata ka ndryshuar praktikën e saj që nga rasti me Duda Baljen.

Tutje ajo ofroi edhe disa pika të tjera të cilat i ka kuptuar nga vendimi për presidenten Osmani.

“1. Gjykata ka ndryshuar praktikën e saj që nga rasti i deputetes Duda Balje;
2. Vendimi ndjek praktikën e GJEDNJ-së, ku shkurtimisht konstatohet se garanca që kandidatë nga pakica të zgjedhen vetëm nëse janë votuar nga po ato pakica mund ta cënojë të drejtën e po atyre pakicave që të votojnë për këdo që duan;
3. Kufizimi i tillë mund të bëhet kur kjo përcaktohet shprehimisht me ligj, dhe vetëm në frymë me Kushtetutën;
4. Ky vendim, duke ndryshuar praktikën e mëparme, nuk i humb mandatet e deputetëve nga minoritetet mbi bazën e asaj se kush i ka votuar;
5. Vendimi nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk ka ndikim në palët e treta”, ka thënë Kica Xhelili.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img