0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi shpenzon mijëra euro për reklama në Facebook, me kujdes të veçantë sponsorizon postimet kundër qeverisë

Që nga marrja e pozitës së të parit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qenë tejet i pranishëm në rrjete sociale. Pothuajse çdo aktivitet i tij, është pasqyruar në rrjete, sidomos në Facebook, ku ka mijëra ndjekës.

Për ta zgjeruar ‘perimetrin’ e ndikimit të tij, ka qenë evidente që Krasniqi ka investuar në mënyrë të vazhdueshme me mijëra euro për sponsorizime në Facebook. Kujdes të veçantë ia ka treguar kur ka sponsorizuar edhe lajmet negative që prekin qeverinë.

Shpenzimet e tij janë lehtësisht të matshme edhe falë transparencës publike që Facebook zbaton për reklamat e natyrës politike.

Kjo gjë i ka rënë në sy edhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja i cili ka reaguar pasi që Krasniqi ka sponsorizuar reagimin për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Kryetari i PDK-së ka vendosur një fotografi të Nagip Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti përpara se ta sponsorizojë në Facebook.

“Aq i drejtë është arrestimi i djeshëm sa që PDK paguan sponsorizim për të shpërndarë lajmin. Ju shkoj jeta duke paguar. Kush e di kënd tjetër e kanë paguar”, ka shkruar Muja.

Njohësit e rrjeteve sociale kanë përllogaritur shpenzimet mujore të Krasniqit për reklamim, duke e nxjerrë një shumë prej mbi 4 mijë eurosh vetëm vetëm për dhjetorin e vitit të kaluar. Sipas evidentimeve, Krasniqi sponsorizon rreth 15-20 reklama për muaj dhe për një reklamë paguan rreth 100 euro mesatarisht.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img