Institucionet e Shtetit të Kosovës kanë dështuar tashmë që të sigurojnë hapjen e të gjitha qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit në kushte normale të rregullta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur se nga 44 qendra të votimit t`i hap vetëm 19 prej tyre.
Sipas pamjeve që siguroi PrishtinaPress shihet qartë se vetëm 6 nga to, do të jenë të rregullta, ndërsa 13 prej tjerat do të jenë qendra alternative apo qendra kontejnerë.
Në foto të siguruara nga PrishtinaPress shihen kontinjerët të cilët do t’u shërbejnë qytetarëve për të kryer obligimin e tyre të votimit. Ndonëse nuk i plotëson kushtet adekuate një kontinjer megjithatë qytetatrët janë të detyruar që të drejtohen drejt tyre për të votuar.
E gjithë kjo ndodhi po konsiderohet të jetë si dështim i Qeverisë dhe Presidencës për të ofruar siguri dhe korrektësi nëpër këto qendra vendvotimi.