Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Sfarqa thotë se koalicioni qeverisës i ka votat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Unë mendoj se është vlerësim ekskluziv i Qeverisë, e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës se kur do ta procedojë. Po ashtu vlerësoj që koalicioni i ka votat dhe besoj se kjo do të procedohet dhe do të votohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Sfarqa për Tribuna Channel.
Tha se destabilizimi eventual i vendit dërgon mesazh të keq në botë.
“Unë mendoj se çfarëdo përpjekje për destabilizim eventual është një mesazh i keq që u dërgohet partnerëve tanë ndërkombëtar”, theksoi ai.
Sfarqa ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai u është drejtuar atyre që përhapin zëra për zgjedhje të mundshme se po përdorin “ushqime artificiale”.