-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

PSD paguan gjobën e shqiptuar nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka njoftuar se sot kanë paguar gjobën e shqiptuar ndaj PSD nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi. Në një postin në Faceboof, Molliqaj ka deklaruar se pagesën e kanë bërë brenda 15 ditëve dhe në këtë mënyrë kanë paguar vetëm gjysmën e shumës.

“Nga 44 donatorë për pak ditë u arrit shuma prej 11,778.25 euro. Përgjigja e aktivistëve e qytetarëve ishte shumë e shpejte prandaj jemi të ngazëllyer dhe shumë falënderues”, u tha në njoftim. Molliqaj po ashtu e ka konsideruar këtë gjobë absurdë në shumë drejtime.

“Gjoba është absurde në shumë drejtime. Politike si motiv dhe e padrejtë për nga ligji. Në rast të mos pagesës rrezikonim funksionimin e përditshëm dhe aktivitetet opozitare. Prandaj këtë e kemi denoncuar përmes padisë në Gjykatë të cilën jemi të bindur që do ta fitojmë dhe kjo shumë do të na kompensohet”, shtohet ndër të tjera.

Nga 44 donatorë për pak ditë u arrit shuma prej 11,778.25 euro. Përgjigja e aktivistëve e qytetarëve ishte shumë e shpejte prandaj jemi të ngazëllyer dhe shumë falenderues. Sipas PSD-së pushteti ka ndryshuar metodën, sepse dikur përdorte dhunën policore e burgun, kurse tash ka filluar gjobat e ulëta e të larta për secilin veprim të tyre opozitar./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img