2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Basha i del kundër Qeverisë: Nuk e votoj këtë ligj, është gabim

Ka dështuar votimi në lexim të dytë i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, kjo pasi pushteti nuk i kishte votat e nevojshme.

Telashe me numrat kësaj here u solli deputeti Dimal Basha i cili tha se nuk janë marrë fare për bazë vërejtjet që ai i ka pasur.

Madje Basha ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Planifikimit Hapësinor, Libur Aliu se përse nuk po ndalen ndërtimet pa leje.

“Unë nuk marr pjesë në votim të këtij ligji, amandamentimi i ligjit ka qenë gabim, ligji ka shumë probleme. Ky ligj në këtë formë më shumë sjell probleme sesa zgjidhje. Shtëpitë duhet të legalizohen por jo ndërtesat. Ndërtimet janë bërë pa leje, ne si deputet duhet me ba një zgjidhje të përhershme për të gjitha ndërtimet pa leje, por paraprakisht duhet me i ndal, ministri në fjalë duhet me u marrë me ndalimin e ndërtimeve pa leje që ndodhin në krejt Kosovën”, ka thënë deputeti Basha./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img