Cristiano Ronaldo është bërë protagonist në ditën e fundit në Arabi.
Jo për ndonjë gol të shënuar por për gjestin e shëmtuar në fund të ndeshjes ndaj Al Hilal.
Pas përfundimit të sfidës, tifozët e Al Hilal e thërritën në kor emrin e Leo Messit dhe më pas Ronaldo bëri me shenjë drejt tifozëve duke ia treguar organin gjenital.
E në lidhje më këtë gjest, avokati Nouf bin Ahmed ka kërkuar arrestimin dhe dëbimin e Ronaldos nga Arabia Saudite.
Avokati ka shtuar se në ditët në vijim do të paraqes një peticion për ndëshkimin e Ronaldos në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite.