-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

LVV e sulmon Prokurorinë që urdhëroi arrestimin e kryeshefit të KEK-ut: S’ka asnjë rëndësi a është anëtar

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur ta përdor hapësirën e deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit për ta sulmuar Prokurorinë, me urdhër të së cilës të mërkurën u arrestua kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha se “nuk ka asnjë rëndësi a është apo nuk është anëtar i Lëvizjes” Nagip Krasniqi. “Është një nga profesionistët e Kosovës”, tha ai, duke shprehur indiniatë që Prokuroria s’po urdhëron arrestimin e atyre që i ka denoncuar partia në pushtet.

Sipas Rrustemit, gjendja në sistemin e drejtësisë është e rëndë, pasi organi i akuzës nuk po i trajton dosjet e dorëzuara nga ministritë.

“Organi i akuzës vazhdon avazin e vjetër, tashmë në trajtë tjetër. Nëse dikur rehabilitonte korrupsionin duke e trajtuar si kundërvajtje përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta e jokoherente, tanimë nuk trajton qindra dosje të dorëzuara nga institucione të ndryshme për keqpërdorime me miliona euro”, tha Rrustemi.

Ai tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës “e ka kërcënuar presidenten” lidhur me emërimin e Blerim Isufajt në pozitën e kryeprokurorit.

“Në anën tjetër, 16 barrikada në veri e qindra lëndë të dorëzuara nga Qeveria jonë, asnjë aktakuzë, asnjë arrrestim, asnjë bastisje”, tha Rrustemi.

“Sot shumë kryeshefa ekzekutivë po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe po i bëjnë ballë krimeve të organizuara që është instaluar brenda këtyre ndërmarrjeve me dekada”, tha ndër tjerash deputeti i LVV-së, duke e marrë në mbrojtje kryeshefin e KEK-ut./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img