-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës me pako të re mbështetëse, por vetëm për komunitetet jo-shumicë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Redžepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, zhvilluan sot gjatë paradites një takim në të cilin diskutuan dhe u dakorduan për pakon e re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë në vend.

Kjo pako, që për fillim do të jetë në vlerë prej 3 milionë euro, përmban masa mbështetëse për:

-vende të reja të punës për bizneset ekzistuese dhe të reja;

-bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale;

-shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve jo-shumicë.

Miratimi i saj pritet të bëhet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Pakoja synon që përmes punësimit dhe prodhimit të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin sa më të plotë të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img