2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“U përmirësua një padrejtësi…”, Kusari-Lila ia jep meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka përshëndetur vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili edhe u nënshkrua dje dhe qytetarët mund të udhëtojnë në zonën Shengen më së largu me 1 janar 2024.

Para deputetëve Kusari-Lila tha se procesi i liberalizimit të vizave ka qenë i gjatë, por që ditën e djeshme u përmbyll.

Sipas shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, ditën e djeshme u përmirsua një padrejtësi që ka penguar kosovarët të udhëtojnë drejt Evropës.

“Dje u përmbyll procesi me i gjatë për liberalizimin e vizave. U përmirsua një padrejtësi e cila pengoi udhëtimin e kosovarëve në zonën Shengen. Ky proces fatkeqësisht ndër vite është lidhur edhe me proceset politike. E drejte e mohuar gjatë për qytetarët e vendit”, tha Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila ia atribuoi Qeverisë Kurti meritat lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën ndërsa citoi edhe ambasadorin francez, Olivier Guerot:

“Pikërisht shkaku i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Emmanuel Macron u pajtua për liberalizim të vizave verën e kaluar”, shkroi ambasadori francez ditën kur u votua në Parlamentin Evropian për vizat e Kosovës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img